Kanye West akuzon kompaninë muzikore: Publikuan albumin pa miratimin tim
Ditën e sotme ,albumi i Kanye West, “Donda”, është publikuar në të gjitha platformat muzikore.
Mirëpo, disa orë pas lancimit, përmes rrjetit të tij sociali, Instagram, reperi deklaroi se albumi doli pa miratimin e tij.
“Universal e publikoi albumin pa miratimin tim dhe ata nuk përfshinë këngën ‘Jail 2’ ,shkroi ai në postim.
Përfaqësuesit e Universal ende nuk kanë reaguar , por sipas disa burimeve brenda në kompani e quajtën pretendimin e West ‘idiotllik’. “Donda” përfshin bashkëpunime të Kanye me JAY-Z (në “Jail”), Weeknd, Jay Electronica, Young Thug, i ndjeri Pop Smoke,Travis Scott, Lil Baby, Kid Cudi dhe shumë të tjerë.
View this post on Instagram