Kanye West acarohet me gazetarin, kundërshton se është një ‘shpërqëndrim’ për rizgjedhjen e Trump: Republikanët nuk më paguajnë, unë kam më shumë para se Donald
Këngëtari pretendon se të dhënat e botuara nga Forbes prillin e kaluar nuk janë të vërteta dhe se pasuria e tij tejkalon 3 miliardë dollarë.
Kanye West reagoi me zemërim kur u pyet gjatë një interviste nëse ideja që ka pasur për t’u zgjedhur president i Shteteve të Bashkuara ishte nisur si ndihmë për rizgjedhjen e Donald Trump.
“Disa thonë se ju paguajnë për të bërë atë që bëni për të qenë një shpërqendrim,” i tha Nick Cannon këngëtarit të njohur.
“Vëlla, askush nuk mund të më paguajë. Unë kam më shumë para se Trump”, ishte përgjigjja e menjëhershme dhe e inatosur e West.
Përgjigjia e West, megjithatë, është larg së vërtetës pasi sipas Forbes, pasuria e tij arrin në 1.3 miliard dollarë krahasuar me presidentin amerikan 2.1 biliardë.
Megjithatë, këngëtari pretendon se të dhënat e botuara nga Forbes prillin e kaluar nuk janë të vërteta dhe se pasuria e tij tejkalon 3 miliardë dollarë.
West ka bërë pak përpjekje për të promovuar kandidaturën e tij pasi fletët e votimit të tij nuk janë të gjitha të regjistruara. Sipas CNN ato janë të rregistruara në dhjetë shtete të SHBA, ndërsa në 33 prej tyre, burri i Kim Kardashian nuk i ka përmbushur afatet për aplikim sepse nuk mblodhi numrin e kërkuar të nënshkrimeve.
(A.B)/Dosja.al