Kantautori i njohur Robbie Williams tregon se ka humbur 23 kilogramë falë Ozempic!
Robbie Williams shpesh ka deklaruar se ka pasur probleme me imazhin e tij. Këngëtari ka deklaruar së fundmi se ka humbur 23 kilogramë jo vetëm falë dietës, por edhe me ndihmën e një ilaçi të paspecifikuar. “Kam marrë një lloj Ozempic. Ajo funksionon më mirë se një mrekulli e Krishtlindjeve”,-zbuloi Williams, të cilit i është kushtuar një dokumentar, që del nga 8 nëntori në Netflix.
Ozempic është emri tregtar i një ilaçi antidiabetik, përbërësi aktiv i të cilit, semaglutide, është studiuar posaçërisht për të luftuar obezitetin dhe diabetin e tipit 2 që ndihmon trupin të rregullojë nivelet e sheqerit në gjak, si dhe parandalon zhvillimin e sëmundjeve të zemrës. Ndërkaq, kantautori 49-vjeçar tha se vuan nga problemet e vetëbesimit të ulët dhe dismorfia trupore.
Ai gjithashtu do të flasë për këtë në serialin dokumentar të Netflix. Rikujtojmë, se Robbie ka qenë i hapur për betejat e tij me drogën dhe peshën e tij në të kaluarën dhe ai u bë ambasador promovues i Weight Watchers në vitin 2018. Ylli shkoi në rehabilitim në vitin 2007. Ai më parë pranoi se ishte vetëm ’24 orë larg vdekjes’ në kulmin e varësisë së tij.
Së fundmi, Robbie dhe gruaja e tij Ayda Field kanë pranuar se seksi mes tyre ka ndryshuar pas martese. Ish-këngëtari i “Take That”, fajësoi mungesën e epshit për injeksionet e testosteronit, të cilat i kishin përkeqësuar depresionin. Në një intervistë të përbashkët, dyshja këmbënguli se ata janë ‘në të njëjtin mendim’ kur bëhet fjalë për intimitetin dhe janë të kënaqur me mungesën e aktivitetit të tyre në dhomën e gjumit.
Top Albania Radio