“Kanë qenë të mallkuara”-Selena Gomez flet për lidhjet e së shkuarës
Selena Gomez ka hapur zemrën dhe ka folur për të shkuarën e saj në një intervistë për “Vogue Australia”. Këngëtarja u shpreh se lidhjet e saj në të shkuarën kanë qenë të mallkuara pasi asokohe ndihej e pabarabartë.
“Mendoj se shumica e eksperiencave të mia në lidhje kanë qenë të mallkuara. Kam qenë shumë e re për t’u ekspozuar ndaj disa gjërave kur isha në lidhje. Mendoj që duhet të gjeja çfarë ishte e duhur për mua, sepse ndihesha e pakët dhe kurrë e barabartë”-u shpreh Selena.
Këngëtarja tregoi se titulli i albumit “Rare” nuk u zgjodh rastësisht, por kështu do donte ajo të ndihej me veten e saj.
“Kur e dëgjova këtë fjalë, thashë kështu dua të ndihem me veten. Nuk është se e zgjodha rastësisht dhe thashë hajde të këndoj, por kuptova se kështu dua të ndihem me veten, e veçantë. Jam shumë e lumtur me atë që jam sot. Dy vitet e fundit gjërat kanë marrë për mirë. Unë po bëj 29 vjeç dhe kur rritesh ndihesh më me vetëbesim. Mendoj që po shkoj në drejtimin e duhur”.