Kanë qenë miq prej shumë vitesh! Pas ndarjes nga miliarderi, Rihanna lidhet me reperin e famshëm

Rihanna nuk është më single. Pas ndarjes nga miliarderi Hassan Jameel në muajin janar, këngëtarja është hedhur në krahët e shokut të saj prej shumë kohësh, reperit A$AP Rocky.

Lajmet vijnë pasi çifti u panë duke darkuar me miqtë në Beatrice Inn në New York gjatë fundjavës.

Reperi dhe Riri ndezën thashethemet se ishin në romancë, që kur këngëtarja i dha fund lidhjes tre vjeçare me Jameel.

A$AP Rocky dhe Rihanna janë miq prej disa kohësh. Reperi ishte pjesë e turneut të saj botëror Diamonds World Tour në vitin 2013.

Gjithashtu u shfaq në këngën “Cockiness” të yllit 32-vjeçar.

Dyshja u panë së bashku edhe në eventin e modës të Louis Vuitton në Paris në 2018.

Reperi ka qenë në një lidhje për femra të njohura si Kendall Jenner në vitin 2017 dhe modelen braziliane Daiane Sodre vitin e kaluar.

/Panoramaplus.al