Kandidati për kongresin nxjerr videon e tij me aktoren e filmave për të rritur

Disa e kanë konsideruar vetëm zhurmë për të marrë vëmendje. Dhe mesa duket Mike Itkis ia ka arritur. 53-vjeçari po kandidon si i pavarur për në Kongresin Amerikan në zonën e Manhattan në Nju Jork.

Përballë ka një republikan veteran si Jerry Nadler dhe me siguri do të humbasë përballë tij në garën pë kongresin. Megjithatë ai ia ka arritur të marrë vëmendjen e medieve ndërkombëtare. Itkis ka publikuar një video 13-minutëshe në një faqe të njohur pornografike në internet.

Ai kryen marrëdhënie seksuale me aktoren e njohur të filmave për të rritur, Nicole Sage. Por pse e publikoi vetë ai këtë video. Thotë se synimi i fushatës së tij është që të sensibilizojë në legalizimin e punës së vajzave dhe djemve që punojnë në industrinë filmave të seksit.

“Nëse vetëm do të flisja për këtë, nuk do të tregonte përkushtimin tim ndaj çështjes. Fakti që e bëra në të vërtetë ishte një përvojë e madhe mësimore. Në fakt ndikoi në platformën time” – tha Itkis.

Ai e prezanton veten si të pamartuar, pa fëmijë, por jo beqar dhe ateist. Një tjetër synim i fushatës së tij është se “burrave nuk duhet t’u kërkohet të mbështesin fëmijët biologjikë pa një marrëveshje paraprake”.

©LAPSI.al