“Kanceri nuk zhduket me përkëdhelje…”/ Komentoi me tone të ashpra prishjen e Teatrit, prezantueses shqiptare i bllokojnë profilin: Të zhduken këta këlysh kurvash…

Zhaku është një nga personazhet që vite më parë bënte zhurmë të madhe online për shkak të deklaratave të saj ne televizion mirëpo prej kohësh ajo është zhvendosur në Gjermani prej nga komenton në rrjetet sociale ngjarjet që ndodhin në vend.

Prezantuesja dhe regjizorja Inida Gjata ose ndryshe e njohur si Zhaku ka komentuar në profilin e saj të Facebook shembjen e Teatrit.

Zhaku ka qënë tepër aktive në profilin e saj duke ndjekur çdo lajm e duke dhënë e duke i cilësuar ata që vendosën shembjen e Teatrit si ‘këlysh kurvash’.

Njerez, prioriteti eshte te zhduken kta klysha kurvash. Teatri bohet pastaj. Urgjente eshte zhdukja e ktyre urgjent! Per ate ti mblidhni firmat, per zhdukjen e ktyre te behen protestat. Njerez fokusohuni ne thelbin e problemit. Ky kancer nuk zhduket me perkedhelje miq!” ka shkruar prezantuesja.

Status Facebook, Zhaku

Mesa duket gjuha që ka përdorur Zhaku në statuset e saj ka bërë që asaj ti mbyllnin profilin e saj të Facebook. Mirëpo ajo ka treguar se ka arritur ta riktheje llogarinë e saj.

2800 raportime, bllokuan faqjen time ne FB sot miq te dashur dhe une nuk mund te postoja sot asnje status. Por Zoti, sa ti shton ” armiqte” aq ti shton dhe miqte dhe fale angazhimit vullnetar e te menjehershem te nje Ing. emrin e te cilit e kam sekret se eshte 007 im kunder censures se pushtetit, faqja u lirua. Nese e raportoni prape, une prape do e liroj, pra mos i hyni luftes me mua se sic po e shihni, do thyeni kokat tuaja”- shkroi Zhaku në një status të bërë dy orë më parë.

Status Facebook, Zhaku

Regjizorja në status paralajmëron se do të thyejë kokat e atyre që ia kanë raportuar faqen e saj.

(A.B)/Dosja.al