Kampioni Olimpik bëhet viral sepse thjesht dhe vetëm po thur me grep gjatë garës

Tom Daley e meriton të shpallet “i preferuari i tifozëve” të Lojërave Olimpike sepse është, siç e konsideruan nëpër rrjete sociale, “një gjendje më vete”.

Zhytësi 27-vjeçar nga Britania e Madhe i habiti jo pak tifozët kur u shfaq në tribunë duke thurur me grep, teksa shihte finalen e zhytjes 3 metra nga trampolina për gra. Arsyeja: Sepse i pëlqen. Kaq e thjeshtë!

“Oh, po kjo? Thjesht kampioni olimpik Tom Daley duke thurur nga tribuna teksa shihte zhytjen,” bëri humor llogaria zyrtare e Olimpiadës.

“Tom Daley duke thurur nga tribuna është një gjendje më vete,” shkroi dikush. “Ai nuk po bënte shaka kur tha se është hobi i tij.”

Kampioni Olimpik bëhet viral sepse thjesht dhe vetëm po thur me grep

“Të thurësh me grep në mes të turmës është thjesht e mahnitshme,” shkroi një tjetër.

27-vjeçari e nisi thurjen me grep gjatë bllokimeve të Covid dhe që atëherë, është i fiksuar pas saj. Madje, ka edhe një llogari ku poston punimet e tij, “Made with love by Tom Daley”.

/Anabelmagazine