Kampioni i UFC-së bëhet baba për herë të tretë!
Conor McGregor është një ndër emrat më të njohur e të suksesshëm të arteve marciale, i cili ka bërë histori gjatë ndeshjeve të tij. Së fundmi ai është bërë sërish baba. E fejuara e tij, Dee Devlin ka sjellë në jetë fëmijën e tyre të tretë, një djalë të cilin e kanë pagëzuar me emrin Rian.
Këtë lajm të bukur e ka bërë të ditur vetë kampioni i UFC-së, përmes një postimi të Instagram, ku shihet teksa mbanë në krahë foshnjën e tij.
Zot faleminderit për gjithçka që më ke dhënë mua dhe familjes time. Djali im i porsalindur, Rian McGregor.
Kujtojmë që Gregor ka dy fëmijë, djalin Conor Junior, i cili mbushi 4-vjeç në fillim të këtij muaji dhe vajzën Croia, dy-vjeçe. Në qershor të vitit 2020, ai dha një lajm aspak të mirë për fansat ku shprehu se tashmë ‘po del në pension’ dhe nuk ka ndërmend të luajë më gjatë. Ai shkroi në postimin e tij se:
Hey djema, kam vendosur të heq dorë nga ndeshja. Faleminderit për të gjitha kujtimet e mrekullueshme! Çfarë udhëtimi ka qenë!
Top Albania Radio