Kampioni Florian Marku ka ditëlindjen, çfarë fjalësh të zgjedhura nga partnerja për ta uruar!
Florian Marku na bëri zemrat mal tē shtunën mbrëma kur arriti të triumfonte ndaj ukrainasit, Maks Prodan, duke i rrëmbyer kundërshtarit edhe titullin e kampionit të botës në IBF.
Sot ai feston sot 29-vjetorin e lindjes dhe e uroi kështu veten. “Sot eshte dita e lindjes time . Ne kete dite te vecante dua tju falenderoj te gjithve per mbeshtetjen qe me keni dhene Ky esht vec fillimi. Data e ndeshjes e rradhes se shpejti”, ka shkruar ai krahas fotos së tij.
Urimet dhe dedikimet për Markun kanë qenë të shumta, ku padyshim ai që mori vëmendjen e të gjithëve ishte ai i bashkëshortes së tij.
“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime. Jam me fat që kam një person si ty në krah. Mezi po pres që të vij në jetë fëmija jonë dhe të plakemi bashkë. Të dua shumë,” shkruan Eirini.