Kampioni i Botës i shkruan Ilda Bejlerit në “Instagram”

Moderatorja sportive Ilda Bejleri mori një mesazh në “Instagram” nga ish-kampion i Botes, Lukas Podolski.

Ilda-Bejleri-3

Gazetarja e “Supersport” postoi ditën e djeshme pjesë nga intervista e realizuar me Xherdan Shaqirin, disa vite më parë, gjatë kohës që mesfushori nga Gjilani ishte pjesë e Interit, teksa në shoqërinë e Shaqirit ishte dhe Podolski, i cili nuk nguroi të përshëndeste në kamerën e “Supersport”.

Ilda-Bejleri-2

Ilda e solli dhe njëherë në vëmendjen e fansave këtë momente, teksa Podolski nuk ka nguruar t’i bëjë “replay” duke i dërguar disa “emoji”. “Hahaha faleminderit, mendoj që është koha për një intervistë tjetër”, ia kthen moderatorja.