Kampione në vrapim por si i ka punët me dashurinë Luiza Gega?
Kampionia evropiane në vrapim, Luiza Gega është konkurrente në “Dance with me” ku po mahnit jurinë dhe shikuesit me performancat e saj.
Në natën e dytë ajo rrëmbeu kupën dhe iu përgjigj pyetjes dinake të Ermal Mamaqit për dashurinë dhe statusin e saj.
“A je e dashuruar ti? Se të gjithë, aman pyete, si i ka punët me djemtë?” – e pyeti Mamaqi.
“Kjo është një pyetje që më bëhet shumë shpesh. Kur të vij nga Tanzania me luan, atëherë…” – tha kampionia.
Gega gjithashtu theksoi se fokusi i saj momentalisht nuk qëndron tek dashuria dhe jeta sentimentale. /Prive.al