Kampionati Evropian i Seksit/Shteti i parë evropian që e shpall seksin sport është…
Suedia e shpalli zyrtarisht seksin si sport dhe është gati të presë garën e saj të parë seksuale javën e ardhshme. Personat që marrin pjesë në konkursin e seksit do të angazhohen në seanca seksi të cilat mund të zgjasin deri në gjashtë orë në ditë. Fituesit e garës së seksit do të vendosen nga një panel gjyqtarësh dhe audienca do të ndikojë gjithashtu në vendimet përfundimtare.
Kampionati Evropian i Seksit i cili do të fillojë më 8 qershor dhe do të zgjasë në një periudhë prej gjashtë javësh me pjesëmarrësit që përfshihen në aktivitete seksuale nga 45 minuta deri në 1 orë në ditë, në varësi të kohëzgjatjes së tyre. Raporti pretendon se edhe audienca do të ndikojë në vendimin e garave seksuale dhe do të vërejë disa aspekte të aktivitetit seksual.
Vendimi përfundimtar për fituesit do të merret pasi të merren parasysh faktorët si kimia në çift, njohuritë për seksin, niveli i qëndrueshmërisë etj. Garuesit e Kampionatit Evropian të Seksit do të garojnë në 16 disiplina gjatë kësaj kohe, pjesëmarrësit do të garojnë për gjashtë orë çdo ditë për t’u përfshirë në aktivitetet e tyre përkatëse. Sipas raportimeve, deri më tani për kampionatin Evropian të Seksit kanë aplikuar 20 pjesëmarrës nga vende të ndryshme.