Kamioni përplasi për vdekje 23-vjeçarin, babai: Tregtari e mbajti…
Reldi Guga u aksidentua të shtunën nga një kamion pranë tregut të frutave-perimeve në “Uzinën Dinamo”, ku si pasojë humbi dhe jetën. Babai i tij, Vladimir Guga tha në emisionin “Shqipëria Live” se i biri kishte marrë leje dhe po shkonte të blinte ushqime, teksa shtoi se kërkon që të zbardhet e vërteta për vdekjen e të birit.
“Dua të zbardhet e gjithë e vërteta. Ne duam të shohim se çfarë ka ndodhur, kam një tregshitës që e njoh që fëmijë dhe ai e ka mbajtur ne gjoks. Do ta pyes se çfarë ka ndodhur por deri tani kam qenë në gjendje të rënduar për ta bërë një gjë të tillë. Të shtunën unë dhe bashkëshortja ishim pushim, sepse pronari na tha që do të punojmë me orë të plotë gjatë javës dhe në fundjavë do ta bëjmë pushim. Reldi, më tha që kishte marrë autorizim dhe do të dilte të bënte pazar për familjen, ky ishte momenti i fundit që e kam parë”, u shpreh Vladimiri