“Kam zgjedhur ta fal dhe të hesht”/ Egli Tako flet për herë të parë pas ndarjes nga Olsi
Prej disa javësh ndarja e aktorit të njohur Olsi Bylyku dhe Egli Takos ka zënë një vend kryesor në median rozë. E ndërsa Olsi konfirmoi ndarjen në një intervistë, duke pranuar se i munojnë njëri-tjetrit, Egli ka folur me ndjekësit për herë të parë për këtë temë, mbrëmjen e djeshme.
“A të mungon?”, ishte pyetja e ndjekësit, për të cilën Egli është ndalur gjatë. Por teksa shprehet se ka mbetur nje boshllik nga largimi i Olsit, këngëtarja ka qenë paksa e paqartë për fansat e saj me frazën: “Unë kam zgjedhur të fal, të hesht, të eci dhe të them faleminderit për të gjithë ditët e mira”.
Lind pyetja, për çfarë po e fal Egli-Olsin dhe për çfarë ka zgjedhur ajo të hesht?
“Lidhja më e fortë që ka krijuar Zoti! 5 vite të mbushura me këtë lidhje. Sigurisht që kur dikush largohet, le një vend bosh. Dhe çdo njeri që percepton, arsyeton (jo të gjithë e kanë aftësinë) është i detyruar ta ndjejë bëshllëkun e atij vendi gjithmonë. Koha e mbush shpirtin tonë me gjëra të tjera e mungesa venitet, sepse jeta vazhdon. Ama vendi mbetet bosh”, shrkuan Egli e cila më tej thotë se nuk është e dashuruara./E.T