“Kam vrapuar nudo në mesnatë”, habit Zhaklin Lekatari: Gjermanët rrinë lakuriq para fëmijëve, ne u puthim organet…

Në “Më lër të flas” është diskutuar pa komplekse mbi seksin.

Juliana Nura ka treguar për festivalin në Finlandë, “midnight run” (vrapim në mesnatë), ku të gjithë dalin në rrugë në mesnatë dhe vrapojnë totalisht të zhveshur. Ajo tregoi se edhe ajo ka marrë pjesë në këtë festival.

Këtu ka ndërhyrë edhe Zhaklin Lekatari, e cila ka treguar se si në Gjermani, familjarët rrinë lakuriq në shtëpitë e tyre.

“E kupton diferencën: në Finlandë njerëzit vrapojnë nudo dhe askush nuk thotë ‘e përdhunova’ se ishte nudo. Seksi është çështje kulturore. Mënyra se si e përjetojmë. Brazilianët ndryshe, në Kinë ndryshe, ne ndryshe. Gjermanët lakuriq rrinë në shtëpi para njëri-tjetrit, para fëmijëve të tyre.

Ne në Shqipëri puthim organet gjenitale të fëmijëve dhe i themi ‘u rritsh’. Kjo në Amerikë quhet pedofili”, shprehet Zhaklin.