“Kam vite që përballen me pakënaqësira”, Albërije Hadërgjonaj: Nuk ka juri e kupë që të ma marrë shpirtin

Ndërsa fokusi i ndarjes së çmimit në Festivalin e RTSH u përqendrua vetëm tek Arilena Ara dhe Elvana Gjata, Alketa Vejsiu nuk harroi të falënderonte konkurrentët e tjerë.

Mes tyre ishte edhe këngëtarja Albërie Hadërgjonaj, e cila ishte në finale me këngën “Ku ta gjej dikë ta dua”.

Hadërgjonaj komentoi në postimin e Alketës duke thënë se pavarësisht pakënaqësirave që ka pasur ndër vite, nuk e ka demoralizuar opinioni i askujt sepse brenda saj buron art.

Ajo tha se për të kupa nuk ka rëndësi pasi është thjesht një aksesor që qëndron mbi komodinë.

Ndërsa shtoi se nuk ka as juri, pikë apo kupë që të marrë shpirtin e saj ku buron art.

Alberije-2

Reagimi i plotë:

“Kam shumë vite që përballem me pakënaqësira të momentit por nuk më ka demoralizuar opinioni i askujt sepse brenda meje buron art. Edhe kur i kam ngrejt ato kupa përsëri nuk ndryshoi asgjë tek unë përveçse mbi komodin qëndron një aksesor që përsëri ka vlerë.

Mendoj se një kupë nuk ja humb shkëlqimin asnjë artisti dhe do vazhdoj të mendoj kështu.

Kënga “Jeta nuk është lodër” nuk u fut as në finale atë vit por ajo këngë pas festivalit mori dhenë dhe do shkëlqejë përgjithmonë. Të vjen keq kur nuk merr vlerësimin që meriton por përsëri, e përsëris artisti bën art për shpirtin e vet dhe e ndan atë pjesë të shpirtit me të tjerë.

Alketa ishte një kënaqësi që isha aty me një këngë të krijuar nga mjeshtrat me shumë dashuri dhe duartrokisja fituesit.”

Unë jam Albërie Hadergjonaj që nuk ka marr as juri, as pikë dhe as kupë të ma marrë shpirtin tim që buron art, dashuri dhe respekt për të gjithë artistët shqiptarë.”

Alberije-3