“Kam trupin që dua”- Iva Aliko heq dorë nga format bombastike dhe shpallet kampione në Bodybuilding: Si reagojnë meshkujt kur më shohin

Modelja Iva Aliko ka hequr dorë nga gjithçka për të ushtruar në palestër si profesioniste e vërtetë dhe i gjithë mundi i është shpërblyer pasi u shpall kampione e Shqipërisë në “Body Fitness” në Kampionatin Kombëtar të Bodybuilding.

Transformimi i saj i ka lënë të gjithë pa fjalë pasi më parë komentohej për format bombastike dhe për sensualitetin, ndërsa tani ka më shumë muskuj falë stërvitjes dhe regjimit ushqimor.

Aliko ka rrëfyer se pasioni i saj momentalisht është bodybuilding dhe ka hequr dorë nga jeta e natës, për të mos u tunduar nga alkooli.

“Fatmirësisht kam pasur fatin që të kem një gjenetikë gati perfekte edhe kur nuk jam stërvitur si tani! Celulit thuajse nuk kam pasur fare, kam pasur forma me bollëk atje ku i duhen një femre. Thjesht është një pasion, momentalisht ky është pasioni im”, tha ajo.

Në lidhje me dietën që e ndihmoi të transforhej ajo tregon: “Tre të bardha vezësh dhe tërshërë në mëngjes. Ndërsa më pas me fileto, sallata apo gjëra të shëndetshme. Shumicën e kohës haja në makinë dhe njerëzit thoshi: ‘Po kjo?!’. Ka shumë femra që fillojnë palestrën dhe e stopojnë, para verës janë të mbipopulluara. Por kërkon regjim konstant gjatë gjithë vitit. Të mos llogarisim pastaj miqtë që i redukton për të mos u tunduar nga ndonjë ushqim apo ndonjë gotë alkool. Kam hequr dorë nga gjithçka!”.

Të gjithëve u është dukur i habitshëm transformimi që ka bërë, sepse fansat e saj janë mësuar gjithmonë që ta komentojnë për format bombastike dhe sensualitetin e saj. Ajo shprehet se trupi i saj me muskuj është rezultat i një sakrifice me stërvitje dhe regjim titan.

“Të dashur miq dhe dashamirës! Mundi dhe sakrifica gjithnjë shpërblehet. Kaq vite stërvitje dhe regjim titan, kaq shumë durim dhe vetëmohim për kauzën e madhe të njohjes së limiteve të tua. Sapo u shpalla Kampione e Shqipërisë në Body Fitness në Kampionatin Kombëtar 2021.

Ky vlerësim për mua është një përgjegjësi për të përfaqësuar vendin denjësisht në kampionate ndërkombëtare, si dhe uroj që ky çmim të jetë një ftesë për angazhimin e më shumë vajzave në sportin magjik të kulturizmit. Falënderoj për besimin SPnë e Federatës së Bodybuilding, z.Rando Kukeli, trajnerin tim të palodhur, kampionin Abdul Fauaz dhe kampionin, z. Marin Meksi, për të gjithë këshillat e tij të vyera. Faleminderit të gjithë atyre që besojnë në forcën e femrës!”, shkruan Iva Aliko.

Sporti i bodybuilding është konsideruar gjithmonë si sport mashkullor. Menjëherë të vijnë ndërmend burrat si “herkul” apo Arnold Schearzenegger në kohën e tij të artë. Në Shqipëri ka vite që po punohet për masivizimin e këtij sporti te meshkujt.

Problemi ka qenë te femrat, të cilat nuk e kanë përqafuar lehtë dhe numri i garuesve dhe personave që merren me bodybuilding është i vogël. Më 13 qershor u mbajt kampionati i këtij sporti dhe morën pjesë vetëm 5 vajza. Mes konkurrenteve ra në sy pjesëmarrja e Iva Alikos, që fitoi dhe çmimin e “Women’s Body Fitnes”.

Pas marjes së kupës Iva rrëfen se se të gjithë janë habitur me ndryshimin që ka pësuar, por që tashmë janë mësuar me pamjen e saj të re. Iva tregoi se është stërvitur gjithmonë, por dy vitet e fundit më shumë.

“Duke u stërvitur çdo ditë filloi të më tërhiqte më shumë. Format që preferoj janë format që kam aktualisht. Në palestrën time ka pak femra që ngrenë pesha si unë. Madje edhe djemtë habiten”, tregoi Iva.

E pyetur se kur ka pasur më shumë sukses me meshkujt, tani apo me format e mëparshme, Iva tha: “Në të dyja periudhat”.

“Unë kam sukses me meshkujt si me këto forma, ashtu edhe me format që kam pasur në fillim”, u shpreh ajo, duke shtuar se në preferencat e saj nuk janë meshkujt e palestruar. “Kam kritere të tjera për meshkujt”, tha Aliko.

/Panoramaplus.al