“Kam qenë shumë e re…”/ Sipërmarrësja tregon ngacmimin seksual nga shefi i saj: Më ftoi për një verë 3 mijë euro

“Më tha je një ‘uou’ dhe të ftoj për një gotë verë”

Një ditë më parë në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, në Top Channel, u fol në lidhje me ngacmimet seksuale që një grua përballet në ditët e sotme.

E ftuar në studio ishte Silva Heijneman, e cila përmendi rastin e Egla Cenos, ku së fundmi ka treguar se një personazh publik i ka kërkuar favore seksuale.

Silva e përgëzoi banoren e “Big Brother VIP3” për guximin dhe vullnetin për t’i thënë publikisht këto gjëra. Heijnrman tregoi gjithashtu një rast të saj, ku është ngacmuar seksualisht nga shefi i saj dhe e ftoi për një gotë verë.

Pjesë nga biseda në studio:

Bieta Sula: E ke provuar nën lëkurën tënde?

Silva Heijneman: Absolutisht po. Kam qenë shumë e re kur kam filluar punë, nuk më është thënë direkt, por femra e kupton.

Bieta Sula: Si ka qenë mënyra?

Silva Heijneman: Më ka thënë ke ardhur me një CV ekselente, isha një inxhiniere. Më tha je një ‘uou’ dhe të ftoj për një gotë verë. Në kohën time ishte vera, ishte shampanja 3 mijë euro sot. Unë i jam kthyer se kam qenë rebele, nuk kam frikë të kthehem. Unë kam mbaruar studimet për inxhinieri në ’89-ën, kështu që atëherë kam filluar punë. Më është thënë nga shefi im që ndërkohë që ai e dinte se unë kisha ambicien që shumë shpejt të bëhesha unë shefja e zyrës. Unë gjithmonë kam qenë shefe, historikisht sepse kam investuar për këtë gjë.

gazeta-shqip.com