“Kam qenë gjithmonë e tradhtuar”, këngëtarja Blerina Matraku tregon pse nuk ka krijuar familje
Këngëtarja Blerina Matraku ishte e ftuar në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, ku ka zbuluar edhe arsyen se pse ajo është ende beqare. Këngëtarja ka treguar se ajo gjithmonë ka dashur të ndërtojë një familje dhe se këtë e shikon si një obligacion, pasi askush nuk duhet të qëndrojë vetëm, por arsyeja se pse deri më tani nuk e ka bërë është sepse gjithmonë është tradhtuar. Blerina shton se edhe pse ja del miq së miri vetëm do donte të kishte dikë në krahë, pasi një partner mund të jap shumë mbështetje dhe ndihmë.
Katerina Trungu: Ti nuk je në atë skuadrën jam beqare, jam shumë e lumtur, nuk dua t’ia di për burrë fare. Dua të jem e lirë të bëj qejfin tim, a thua se martesa ta bën këtë kufizim.
Blerina Matraku: Jo nuk jam në atë. Që nga fëmijëria gjithmonë na kanë edukuar me idenë e një familje, familja është e shenjtë, por duhet të gjendet personi i duhur. Në momentin që gjendet peroni i duhur as nuk të merr kohën as nuk të bëhet pengesë, përkundrazi plotësojnë njëri-tjetrin. Fakti që unë nuk e kam krijuar është se unë kam qenë në kërkim të vetes. Që unë të kem përshtatshmëri.
Ermelinda Ndoja: Kur kalon një periudhë kohore është më e vështirë për të vendosur, rrit standardet, je në kërkim, por nuk vendos dot. Çfarë ka ndikuar te ty, je gjithmonë në kërkim të vetes apo është e vështirë për të gjetur partnerin e duhur?
Blerina Matraku: Ka qenë dhe partneri. Për shembull unë gjithmonë kam qenë e tradhtuar. Kjo ka qenë arsyeja e ndarjes. Mund edhe ta falja, por ideja është këtu nëse unë nuk e kam krijuar familjen është arsyeja e partnerit. Për mua familja është obligatore, duhet. Edhe nga shkenca edhe nga fillimi i njerëzimit askush nuk duhet të jetojë vetëm. Por me gjetjen e personit të duhur ai mund të jetë edhe ndihmë.
/tvklan.al