“Kam punuar si shitës rrobash apo call center”, moderatori shqiptar rrëfen jetën para se të bëhej i famshëm

Ai është njohur gjithmonë për transparencën e tij dhe të folurit pa komplekse. Bëhet fjalë për moderatorin Kelvin Kadili, i cili i ftuar në “Thumb on” ka folur edhe një herë tjetër pa dorashka. Ai ka treguar se para se të bëhej i njohur, ka punuar edhe si shitës rrobash apo në ‘call center’. “Kam bërë edhe gjëra të tjera në jetë. Kam punuar si shitës rrobash, 1 vit kur kam qenë 24 vjeç. Bëja kombinime rrobash. Kam punuar edhe në kompani telefonike. Edhe në call center kam punuar 2 vite”, u shpreh ai.

Kujtojmë se momentalisht Kadili drejton programin e mëngjesit së bashku me Arjola Shehun në ekranin e ‘Ora News’./revistawho.com