“Kam punuar si pastruse”/ Marinela Shpati, fituese e “Miss Michingan Amerika” rrëfen vështirësitë e jetës para se të ngjitej në karrierë
Shqiptarja Marinela Shpati u shpall fituese e “Mrs Michigan America 2022”.
Gjatë mëngjesit të sotëm, në një lidhje ‘Skype’ me “ABC e Mëngjesit” ajo ka rrëfyer disa të pathëna për jetën e saj private, emigrimi në Greqi si dhe jeta e tanishme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sa i përket fitores së çmimit të parë në konkursin e bukurisë ajo u shpreh se ndihet mjaft e lumtur dhe se ka përkrahjen e bashkëshortit në çdo hap të jetës që ajo bën.
“Kam lindur në Lezhë dhe jam rritur në një fshat, në Troshan. Kam emigruar në Greqi. Kam jetuar 10 vjet në Shqipëri, 10 në Greqi dhe 10 në Amerikë, e quaj vitin e 10-ve këtë.
E kam burrin e mirë, është nga Shkodra, kam 3 vjet e martuar.
Atëherë nuk e kisha imagjinuar asnjëherë se ishim të varfër dhe kur erdhi kjo ditë ishte e pabesueshme”.
Ajo u shpreh se fillimisht është paragjykuar shumë pasi i thonin se si kishte mundësi që fakti se vjen nga një vend i varfër arriti të ngjitej aq shpejt në karrierën e saj.
“Të gjithë femrat që konkurojnë kanë një platformë dhe unë kam një për të ndihmuar njerëzit e varfër. Në mënyrë që ata kur të më shohin të thonë si ka mundësi që kjo ka arritur deri këtu se para 20 vitesh ishte e varfër.
Unë do të shkoj të konkuroj me 50 shtete të amerikës në gusht dhe zhvillohet në Las Vegas. Jam shumë e lumtur, dua t’i bëjë të gjithë të lumtur. Unë nuk i kam parë konkurentet e tjera, dua të fokusohem vetëm te vetja ime. Dua ta shoh si një eksperiencë të bukur”.
Ndër të tjera Marinela ka rrëfyer se jetesa në Greqi ka qenë më e lehtë se ajo në vendin tonë dhe që në moshë fare të re i është dashur të punojë punë të ndryshme.
“Në Greqi jeta ka qenë më e mirë se në Shqipëri, kam filluar punë që 14 vjeçe dhe paralelisht shkoja në shkolla. Punoja në një restorant, bëja gjithçka nga shitëse në pastruese, çdo gjë. Në moshën 20-vjeçare kam shkuar në amerikë, kam ardhur me vetëm me një çantë me rroba. Kam punuar fort deri në 4 punë, derisa kam arritur deri këtu ku jam që punoj në bankë”, u shpreh ajo.