“Kam punuar shofer për fëmijët”, mes lotësh Petrit Malaj rrëfen sakrificat
Aktori Petrit Malaj dhuroi emocione këtë të shtunë në S’e Luan Topi me rrëfimet e sinqerta për sfidat që ka kaluar në jetë.
Teksa u surprizua me një letër bashkëshortja me të cilën është kurorëzuar 35 vite më parë, aktori foli mes lotësh për familjen e tij.
“Sot, njerëzit shkojnë deri në mburrje kur nuk shprehin dashurinë ndaj gruas. Disa thonë gruaja ka punën e saj, unë kam punën time. Ne nuk jemi kështu. Ne jemi bashkë. Ne jetojmë bashkë. Kemi rritur fëmijët me mund, me sakrificë. Kam punuar shofer unë për ata fëmijë”.
Sipas Malajt, neglizhenca ndaj familjes është neglizhencë ndaj shoqërisë.
“Neglizhenca që mund të kesh sot ndaj familjes, është një neglizhencë e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për shoqërinë. Unë i qëndroj një fakti tjetër. Ne si shoqëri vuajmë nga shumë gjëra. Ama ajo që na ka bërë të vuajmë më shumë është shkatërrimi i familjes. Që kur në ’97, babai i tha djalit bravo që solle thesin e miellit në shtëpi, i rrihte shpatullat që sillte automatikun në shtëpi. I thoshte djalit vidh, i thoshte merr armën. Shkatërrohet familja. Ku ka më familje më pas? Sepse ai nuk të pyet më”.
Aktori u shpreh më tej se ndihet i bekuar me familjen e tij ë madhe, me fëmijët dhe nipërit e mbesat që i mbushin shpirtin.
Top Channel