“Kam pritur shumë vite…”/ Rovena Stefa flet hapur: Jam në një lidhje, dasmën do e bëj me 2000 veta, të gëzohet i madh e i vogël
E ftuar në emisonin “Rudina” këngëtarja ka thënë se është në një lidhje, por për shkak të pandemisë nuk ka mundur që këtë vit të bëjë dasmë shumë të madhë duke shtuar se kur të martohet ajo do që të gëzohet i madh dhe i vogël.
Këngëtarja e njohur Rovena Stefa si rrallë herë së fundmi ka folur dhe për jetën e saj private.
E ftuar në emisonin “Rudina” këngëtarja ka thënë se është në një lidhje, por për shkak të pandemisë nuk ka mundur që këtë vit të bëjë dasmë shumë të madhë duke shtuar se kur të martohet ajo do që të gëzohet i madh dhe i vogël.
Rudina Magjistari: Mesa di unë vitin e kaluar ke thënë që dëshiroje që të të gjente me një partner, me një lidhje të zyrtarizuar.
Rovena Stefa: Viti na surprizoi, madje dhe dasmat u shtynë. Mua mu shtynë të gjitha dasmat për vitin 2021 ku unë duhet të këndoja.
Rudina Magjistari: Mos më thuaj që edhe ti tënden e ke shtyrë?
Rovena Stefa: E kam shtyrë që të jetë ai momenti ku unë mund të ftoj 2000 vetë, se sikur të ftoj në dasmë 100 veta nuk është dasmë e madhe. Dikush thotë që ç’e do gjithë atë zhurmë, unë dua të gëzohet i madh dhe i vogël tek dasma ime, kush më njeh le të vijë, domethënë është i ftuar. Kam pritur shumë vite që të martohem, kështu që…
Rudina Magjistari: Je pranë hapit të madh?
Rovena Stefa: Jo tamam, ashtu disi. Kam një lidhje kështu që pretendoj që të mbarojë kjo kohë dhe pastaj të bëj plane më serioze për martesën.
(A.k.dosja.al)