“Kam premtu gjëra që nuk i realizova dot”- Vesa Luma u kërkon falje publike ndjekësve për këtë arsye
Pandemia e Covid-19 ka dëmtuar edhe industrinë e muzikës dhe shumë projekte të këngëtarëve kanë mbetur pezull ose janë lënë fare pas dore.
Kjo duket se ka ndodhur edhe me Vesa Lumën, e cila së bashku me bashkëshortin, Big Bastën dhe djalin e tyre, Liam, jetojnë prej disa vitesh në Zelandën e Re.
Për këngëtaren me origjinë shqiptare, kjo është periudha më e papërshtatshme për të mbajtur premtime.
Prandaj, ajo i kërkoi falje publike ndjekësve të saj, duke shpjeguar se për shkak të pandemisë, nuk arriti dot të sillte bashkëpunimin me Big Bastën, për të cilin kishte folur më parë.
Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në Instastory, këngëtarja u pyet nga një ndjekës: “Patët postuar një video me diçka që dukej super këngë me Bigun, ça u bë?”.
Ndërkohë, Vesa Luma iu përgjigj: “Shumë keq po ndihem që kam premtur gjëra që nuk i realizova dot por kësaj here planet na i prishi korona. Lancimi i projekteve muzikore në kohë krize për shqiptarët do të ishte pa kuptim”.
Mes pyetjeve të shumta, nuk kishte si të mungonte edhe ajo në lidhje me shtimin e familjes, por këngëtarja zgjodhi që të mos i përgjigjej edhe kësaj here duke thënë: “Thash se po shpëtoj këtë herë pa këtë pyetje”.