“Kam përjetuar ndarje fatale”- Einxhel Shkira rrëfen historitë e saj dhe flet për Dj Dagz: Unë gjithë jetën kam kërkuar tipin e gabuar

Moderatorja Einxhel Shkira ka folur për herë të parë rreth historive të saj të dashurisë. Duke folur me banorët në oborr ajo rrëfeu dy eksperienca të saj të ndodhura në të kalurën ku tregoi se ka qenë shumë e dashuruar por në fund është lënduar.

Ajo preku gjithashtu romancën e re që nisi brenda shtëpisë së Big Brother Vip me ish-banorin Dj Dagz.

Moderarja tregoi se ka pasur një lidhje të gjatë 8-vjeçare të cilën e konsideron si dashuri me shikim të parë. Ndërsa shtoi se lidhja tjetër ka qenë “ajo e bixhozit”. Shkria shprehu se ndarjen nuk e ka përjetuar aspak mirë, madje është bërë njeri i ftohtë dhe është distancuar nga meshkujt që pas kësaj historie.

“Mendoj që e kam provuar edhe dashurinë e fortë që është ajo bam me shikim të parë dhe është ajo e bixhozit. E kam provuar edhe bixhozin dmth nëse të pëlqen dikush të dali ku të dali të hidhesh pa e menduar gjatë . Ajo sigurisht më doli shumë fatale dhe atë e vujata më shumë se ajo 8-vjeçrja. Ka qenë një ndarje që më ka bërë të distancohem shumë nga çdo lloj marrëdhënieje me një mashkull. Nuk kam dashu për një periudhë shumë të gjatë të isha me asnjeri, u ktheva në një njeri shumë të ftohtë, s’e mendoja veten as të fejuar as të martuar. Dhe kjo ka qenë një ndër motivet që kur njoga Dagzinq ë e kisha trurin e stakuar që nuk dua të jem me dikë. Një person i frikësuar nga dy marrëdhëniet e mëparshme që është dashurar dhe është lënduar dhe i kam përjetuar keq të dyja. Shumë pak nga ju e dinë, ndoshta publiku e di. Unë që në ditët e para kam ndenjur me Dagzin deri vonë dhe kemi folur me njëri-tjetrin dhe kla qenë ndër të paktët meshkuj që kan dashur të më njohin mua botën time. Kam qenë 25 vjeçe.”, tregoi moderatorja.

Pasi tregoi historitë e saj, moderatorja nuk la pa përmendur Dj Dagz, të cilin e njohu brenda shtëpisë së Big Brother Vip. Ajo tregoi se që në fillim ka dashur që Dagz të shikojë “anën e keqe” të saj dhe nëse do kishte të problem atë që të tjerët para tij kanë pasur. Ajo shtoi se Dagz ka hedhur poshtë çdo pritshmëri që ajo ka pasur tek një mashkull dhe se e ka bërë të kuptojë se mbase ajo ka kërkuar tipin e gabuar deri tani.

“Jam ndjerë shumë komode të flas me Dagzin. Dhe kam dashur që ai të shikojë anën time të keqe, ata që te meshkujt e tjerë ka qenë problem, natyra dhe karakteri im. Kam dashur që Dagzi të shoh këtë anën e keqe dhe të shoh nëse do të jetë në rregull me këtë. Atë çfarë njerëzite e tjetër e kanë pasur problem doja të shikoja nëse e ka Dgazi problem. Çdo pritshmëri që unë kam pasur te meshkujt Dagzi i ka hedhur vetëm me mirësinë dhe mirësjelljen e vet. Asnjë tipar që kam pasur te koka ime që duhet t’i ketë mashkulli që do të kem në krah nuk i ka patur, por Dagzi i ka hedhur poshtë të gjitha ato. Dhe thashë ndoshta unë gjithë jetën kam kërkuar tipin e gabuar, ndoshta kam kërkuar një mashkull që është i fortë njësoj siç kam unë karakterin, por ndoshta ky është problemi sepse një karakter si unë vetëm do të përplasesha me atë”, shprehu Einxhel.