“Kam patur një teori për njeriun që do të zgjidhja”- Dojna Mema tregon çfarë do të thotë të jetosh me një artist

Dojna Mema dhe Vlashent Sata janë kthyer në një ndër çiftet më të ndjekur në rrjete sociale që pasi bënë publike lidhjen e tyre.

Moderatorja vendosi që ditën e djeshme të zhvillojë një rubrikë të titulluar “Mendimi im për…” në Instastory, ku ndjekësit mund ta pyesnin për çdo gjë.

Njëri prej tyre e pyeti se si është të jesh me një artist, duke iu referuar Vlashentit.

Dojna, e cila ka treguar se është shumë e dashuruar krah partnerit të saj, u përgjigj kështu:

“Unë kam patur gjithmonë një teori për njeriun që do të zgjidhja krah meje: Jeta është shumë e shkurtër për ta kaluar me dikë të mërzitshëm, kështu që gjej dikë me të cilin eksploron botën, çdo ditë ta bën ndryshe, sepse është kreativ dhe kalon bukur edhe në një vend kot me një gotë verë në dorë”.

Përpos kësaj, në një tjetër Instastory, Mema tha: “Për një lidhje që do të zgjasë deri në fund, mendo që mund të përfundojë nesër. Është e vetmja mënyrë për të zgjatur deri në fund”.