“Kam parë se si babai rrihte nënën, s’doja të bëhesha si ai”- Will Smith rrëfehet për jetën personale: Që në moshën 6-vjeçare doja…
Will Smith ka folur hapur për jetën e tij personale duke rrëfyer detaje që nuk i dinim më parë.
Aktori ka zbuluar se babai i tij i dhunonte mamanë dhe nuk dëshironte që të jepte këtë shembull tek fëmijët e tij.
“Për shkak të përvojës sime ku kam parë babin duke qëlluar nënë, e dija që fëmijët e mi nuk do më shihnin kurrë duke dhunuar mamanë e tyre,”- tha Smith.
Aktori është babai i tre fëmijëve. Ai ka dy fëmijë me bashkëshiorten Pinkett Smith, Jaden, 21 dhe Ëilloë, 19 vjeç, si edhe një djalë 27-vjeçar, Trey me ish bashkëshorten Sheree Fletcher.
Ai zbuloi se instiktet e tij atërore nisën kur ishte vetëm një fëmijë.
“Që në moshën 6-vjeçare, doja të isha baba,”- tha 51-vjeçari. “Doja që sjelljen e babait tim ta rregulloja. Deri në moshën 10-vjeçare e mbaj mend që shikoja babain dhe mendoja se mund të bëhesha më i mirë se ai.”
Smith u bë baba për herë të parë në moshën 24-vjeçare.
“Mendoj se ky ishte momenti i parë kur provova peshën reale të prindërimit. Mbaj mend kur e solla Trey në shtëpi dhe e vendosa në krevat. Mendoja që isha përgjegjës për këtë jetë. Thjesht qava aq shumë,”- tregoi aktori.