“Kam parë burrin me kapele dhe dëgjoj zërat e demonëve”- Beatrix Ramosaj e frikësuar: Ndenja e një pranie të errët…
Beatrix Ramosaj ka ndarë me ndjekësit një shqetësim, me të cilin po përballet çdo natë.
Këngëtarja zbuloi se prej disa javësh ka probleme me gjumin dhe çdo mbrëmje për të është një “luftë”.
Për të shmangur paralizën e gjumit, ajo u shpreh se nuk fle me kurriz dhe mban fytyrën mbuluar, pasi në të kundërt “nuk mund ta përballojë.
“Jam shumë e mërzitur pasi kam probleme me gjumin prej javësh. S’kam pasur probleme me paralizën e gjumit prej muajsh, por çdo mbrëmje është ende një luftë. Kam shmangur fjetjen me kurriz prej muajsh për shkak të paralizës së gjumit. Gjëja më e keqe ndonjëherë. Në këtë pikë, nisa të fle me fytyrën e mbuluar, ndryshe nuk mund ta përballoja,”– shkroi këngëtarja.
Ndërsa më pas foli për “burrin me kapele” dhe faktin që dëgjon zëra gjatë paralizës së gjumit.
Këngëtarja u shpreh se e pa burrin me kapele vetëm një herë dhe është e frikësuar, ndërsa shtoi se dëgjimi i zërave djallëzorë dhe ndjenja e një pranie të errët është vetëm një pjesë e paralizës së gjumit.
“Nuk e di nëse njerëzit e tjerë e kanë parë burrin me kapele gjatë paralizës së gjumit, por tani jam sërish e frikësuar. E pashë një herë në fillim dhe kurrë më. Mbrëmjen tjetër nisa të dëgjoja zëra jo tokësor. E kam përjetuar disa herë dhe dëgjimi i zërave të demonëve dhe ndjenja e një pranie të errët është vetëm një pjesë e saj,”– përfundoi Beatri Ramosaj.
/Panoramaplus.al