“Kam pak vështirësi…”, Rihanna flet për shtatzaninë e saj
Rihanna është në pritje të ëmbël dhe së shpejti pritet të bëhet nënë për herë të parë. Në një intervistë për Extra, ylli i muzikës u shpreh se si zbuloi një simptomë të të qenit shtatzënë që e habiti.
Ajo tregoi se ndihej aq e lodhur dhe “e këputur” sa i dukej e habitshme pasi kjo është një gjë me të cilën nuk është mësuar, duke qenë njeri shumë aktiv.
Rihanna tregoi se si nga mbretëresha e jetës së natës, kaloi në një mbretëreshë të përgjumur, ndërsa rrëfeu se si shtatzënia ka shkaktuar një ndryshim në mënyrën se si ajo e sheh trupin e saj.
“Zakonisht kur jam në tapetin e kuq dhe barku im është pak i madh, është pak problem”, tha ajo, duke shtuar se tani që është shtatzënë do ta tregojë barkun gjithë kohës duke veshur crop top.
Rihanna është padyshim një ndër artistët më të dashura. Ajo ka fituar mijëra fansa në gjithë botën dhe këngët e saj dëgjohen ende pavarësisht se ka qenë pak e shkëputur nga muzika.
Shpresojmë që me lindjen e bebit të gjejë frymëzimin të kthehet si duhet dhe në muzikë. Rihanna do të bënte shumë fansa të lumtur me rikthimin e saj në arenën muzikore.