“Kam një vit që i shkruaj por nuk më kthen përgjigje” Fifit flet për raportin me Flori Mumajesin

Edhe Fifi, ashtu si ne, po shpreson për një rikthim të Flori Mumajesit.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Canape”, artistja është shprehur se i vjen keq që Flori nuk ka prodhuar muzikë të re dhe gjithashtu shprehet se nëse ai i rikthehet muzikës, të gjithë artistët e tjerë, duhet t’i ulen në gjunjë.

Ndërsa sa i përket marrëdhënies së tyre, Fifi tha se ka rreth një vit që i shkruan por nuk ka marrë kurrë një përgjigje nga ai.

“Për anën artistike ka qenë një mentor shumë i mirë, nuk mund ta lë kurrë anash pa e përmendur atë njeri. Më vjen shumë keq që nuk po sjell më këngë sepse është duke i munguar jashtëzakonisht shumë industrisë së muzikës. Unë vetëm di që nëse ai njeri rikthehet përsëri në skenë, ne të tjerët duhet të ulemi në gjunjë dhe të qajmë. Sepse i ka këngët fantastike. Plus kam një vit që nuk kam folur me të dhe nuk e di përse nuk kam folur. Po e them për herë të parë. Kam një vit që i shkruaj dhe nuk më ka kthyer përgjigje. Më vjen shumë keq që ai nuk përmendet aq shumë sa e meriton të përmendet.”– është shprehur ajo.

trananews.al