“Kam një grua, sa për shtatë”, Izmir Smajlaj jetë sulltani në sarajet e Turqisë

Kampioni shqiptar i atletikës në Europë, Izmir Smajlaj ka postuar një foto shumë ngacmuece në Instagram, në një ambient sarajesh të Turqisë, që të kujton gjithçka nga seriali “Sulltanesha Kosem”. I veshur si sulltan ai pozon pranë partnerws Lorela Shkreli, dhe shkruan poshtë fotos “Sulltan me një grua”. “A ça sulltani kam!” është komenti që i bën e fejuara, të cilës ai përgjigjet: “Zemra jeme”, në dialektin shkodran. Ka nga ata që krahasojmë atletin me personazhe të njohur të serialeve turke, ndërsa disa të tjerë e ngacmojnë duke i thënë se nëse ka vetëm një grua artëherë s’është sulltan. “1 grua sa për shtatë”, u përgjigjet ai duke qeshur. Kampioni i Europës në kërcim së gjati bëri një zgjedhje të veçantë në natën e ndërrimit të viteve. Izmir Smajlaj, kurorëzoi në fejesë historinë me të dashurën e zemrës për Vitin e Ri 2018. Atleti shqiptar Smajlaj, vitin e kaluar u shpall kampion Europe në Beograd në kërcim së gjati, pasi arriti të thyente rekordin kombëtar duke kapërcyer 8.08 metra.