“Kam nevojë për ty”, Jonida Maliqi tani është diskrete kur flet për dashurinë
Jonida Maliqi ishte sot e ftuar në ‘Ditë pas Dite’ me Fjodora Fjorën ku ka promovuar këngën e saj të re “Need You”. Të dyja kanë qeshur në studio kur kujtuan episodin e ‘Eurovision’ me anglishten dhe Fjodora si një mikeshë e vjetër e Jonidës, nuk mund të rrinte pa e ngacmuar pak për anglishten në këngën e re ku bashkëpunon me një djalë që ka origjinë xhamajkane, i cili gjithashtu ka improvizuar me disa fjalë në shqip. “Kurajo dhe të qenit mirë me veten më kanë bërë të ndihen shumë mirë me anglishten në këngë”, tha Jonida Maliqi.
Më tej ajo pranoi se asnjëherë nuk ka pasur asnjë problem apo siklet as me historinë e Eurovisionit. Këngëtarja tregoi se andej të gjithë janë treguar dashamirës dhe e kanë mirëkuptuar situatën, ndërsa në Shqiperi u bë kot e madhe.
Në fund Fjodora e ngacmoi pak edhe për titullin e këngës duke e pyetur për kë ka nevojë dhe Jonida u shpreh: “Ende nuk kam ndonjë gjë konkrete, jam në kërkim”. Fjodora e ngacmoi duke i thënë më tej se Tirana është e voglë dhe merret vesh çdo gjë, por Jonida e mbylli bisedën duke qeshur me fjalinë: “Jam më diskrete tani”./revistawho.com