“Kam katër nëna!”/ Ish-banori i “Big Brother VIP” sqaron deklaratën që i habiti të gjithë
Igli Zarka, ish-banori i “Big Brother VIP”, e ndërpreu rrugëtimin e tij shumë shpejt si pasojë e problemeve shëndetësore. Por gjatë kësaj periudhe të shkurtër, aktori arriti të linte disa “gjurmë”.
Një ndër deklaratat e tij brenda shtëpisë, i habiti të gjithë, sepse Zarka tha që është rritur nga katër nëna. Megjithatë preferoi të mos jepte detaje të tjera. Tani që i është kthyer normalitetit, Igli vendosi të tregojë të vërtetën që fshihet pas kësaj deklarate.
Teksa ishte i ftuar dje në “Pardon my French”, Igli tha:
“Prindërit e mi kur isha i vogël punonin gati 10-12 orë në ditë, ka qenë dhe kohë trazirash. Unë përveç nënave të mia, atë nga ana e babait dhe atë nga ana e mamit, kisha edhe në Vlorë një komshie që unë e quaja nëna Lula dhe nëna Lili në Fier.
Përveç nënave të gjakut, dy nënat e tjera janë kujdesur për mua që kur kam qenë 1 vjeç dhe shumicën e kohës, të edukimit, nga mëngjesi deri në 6 të pasdites unë e kaloja me to, me fëmijët e tyre. Dhe rrjedhimisht u kthyen në nëna. Njëra nënë ishte doktoreshë. Mbaj mend që ato më ndihmonin shumë kur bëja ndonjë gabim. Ka qenë një rast kur theva xhamin e derës së tualetit dhe më ndihmuan nënat.”– tha Igli.
Monika ishte një ndër personat me të cilët Igli kishte pasur mundësinë të ndante tavolina të përbashkëta jashtë “Big Brother VIP”. Por dyshja debatuan me njëri-tjetrin, pasi Monika tha se Igli konsumon lëndë narkotike. Edhe pse i sqaruan gjërat mes tyre, Zarka tregoi dje se ai veprim i artistes e ka prekur.
“Ngaqë i njoh vuajtjet që ata kanë kaluar që unë të jem këtu ku jam. Unë dhe motra ime, nuk toleroj dot që të më prekin, sepse e di çfarë kanë hequr që ne të arrijmë deri këtu. Dhe nuk doja t’i përfshija“– tha aktori.