“Kam humbur kujtesën kur u futa në Big Brother”, Arjola na shtang të gjithëve
Arjola Demiri, ish-banorja e Big Brother VIP ka folur në Fan Club për një problem që ka pasur në të shkuarën dhe iu duk se iu shfaq kur hyri në reality show.
Ajo rrëfeu se kur u kthye në skenë pati një dëmtim të kujtesës dhe nuk ia doli të mësonte një tekst. Nga ana tjetër, kur hyri në Big Brother VIP, tregon se nuk mbante mend emrat e miqve të saj, por kur ka folur në dhomën e rrëfimit, ka mësuar se kjo gjë nuk i ka ndodhur vetëm asaj.
Arjola: “Kur u ktheva në skenë kisha një dëmtim të memories. Kisha një vepër të vështirë dhe kur e pyeta regjisorin e huaj, më ndihmo se kam 5 muaj dhe nuk e mësoj dot këtë tekst”.
“I thashë po ngjitem në skenë pas 10 vitesh dhe më tha, këtë vepër e vënë në skenë femra mbi 55 vjeçe. Kur u futa në Big Brother, kisha një blackout të së tashmes dhe memories afatshkurtër dhe më kujtohej ose e largëta, ose gjëra që kishin të bënin me të kaluarën”.
“Nuk mbaja mend emrat e miqve. Kjo nuk më ka ndodhur vetëm mua. Mendoj që kjo është ajo gjëja e parë që ka akumuluar ndërvetëdijen dhe ka kthyer të gjithë gjënë”.
Arjola ka qenë një nga banoret më të përfolura në Big Brother VIP. Në 5 javët e para në shtëpi, aktorja cilësohej si një favorite për ta fituar këtë edicion.