“Kam humbur 9 kilogramë, por jam sërish në dietë”, Eni Koçi befason me deklaratën

Këngëtarja e njohur, Eni Koçi është shumë aktive në rrjetet sociale, ku ndan herë pas here detaje nga jeta private.

Kohët e fundit, ajo ka treguar se ka kaluar Covid-19, por që disa simptoma i kanë mbetur ende.

Ndërkohë, sot përmes një postimi në Instagram, Eni tregoi se ka humbur plot 9 kilogramë, por pavarësisht këtij fakti, vazhdon të jetë sërish në dietë.

“-9 kilogramë por sërish në dietë”, ka shkruar këngëtarja në postim.

Sa i përket muzikës, projekti i fundit që Eni ka publikuar ishte në muajin dhjetor në bashkëpunim me Fisnikët, “Lamtumirë”.