“Kam gabuar që kam aktivizuar Strakoshën”, Inzagi “gradon” Reinën titullar: E ka fituar vendin, nuk do të ishte e drejtë ta…

Lacio u rikthye te fitorja të dielën në mbrëmje teksa mposhti Napolin me rezultatin 2-0 falë golave të Imobiles dhe Luis Alberto.

Trajneri i të kaltërve, Simone Inzagi, foli pas triumfit për mikrofonin e “Sky Sport”, foli edhe për portën, ku gardiani Pepe Reina u aktivizua titullar, duke i zënë vendin prej disa ndeshjesh Thomas Strakoshës.

“Duhet të jem i sinqertë, Reina po paraqitet vërtet mirë. Në të njëjtën kohë, Thomas Strakosha sapo kishte kaluar COVID-in dhe unë e nxitova që e aktivizova pa u stërvitur mjaftueshëm, ishte faji im.

Momenti i tij do të vijë,ai n aka dhuruar paraqitje të shkëlqyera 4 vitet e fundit, por tani Pepe është në një formë të shkëlqyeshme dhe nuk do të ishte e drejtë ta ulja në stol në këtë moment. Ai e ka fituar vendin e tij”, u shpreh Inzagi.

STATISTIKAT E STRAKOSHËS DHE REINËS TË PËRGATITUR NGA “SOFA SCORE” PËR “PANORAMA SPORT”: