‘Kam fëmijë? Paskam harruar”/ Përgjigjia EPIKE e Megan Fox

Megan Fox iu përgjigj njerëzve që vazhdojnë të pyesin se ku janë fëmijët e saj pasi ajo nuk poston rreth tyre në mediat sociale. Aktorja është një nënë e tre fëmijëve, por kohët e fundit ka zgjedhur t’i mbajë fëmijët e saj larg vëmendjes, në vend të kësaj ajo po fokusohet në marrëdhënien e saj me Machine Gun Kelly.

Megan duket se nuk ka ndarë foto të fëmijëve në rrjetin e saj social për disa vite.

“Ku janë fëmijët tuaj?” Kjo bëri që Megan të komentonte, pasi në dukje ishte lodhur nga marrja në pyetje. Ajo u përgjigj me sarkazëm:

“Prisni, prisni prisni. Unë kam fëmijë?! O Zot, e dija që harrova diçka!”

Kujtojmë se fansat kanë treguar shqetësimin e tyre për Megan Fox pasi Machine Gun Kelly i propozoi asaj me një unazë që nëse hiqet nga gishti ajo të lëndon. Kjo nuk është çmenduria e parë që çifti ka bërë së bashku, pasi ata pranuan se i pinin gjak njëri-tjetrit për të festuar bashkimin.