“Kam diçka për të thënë, jam fejuar”, Toni Braxton hedh hapin e madh në moshën 50 vjeçare

“Kam diçka për të thënë, jam fejuar”, është shprehur këngëtarja e famshme Toni Braxton, duke dhënë kështu lajmin në spotin e reality-show-t “Braxton Family Values”, se ka hedhur hapin e madh të jetës në moshën 50 vjeçare. Në rrjetet sociale ajo ka postuar foton me ekspozimin e dorës, duke i treguar familjes unazën me gurë diamanti. Rreth fejesës VIP ka folur edhe reperi Birdman, i cili shprehet se e do Tonin deri në vdekje. “Ajo është imja, shoqja ime, familje ima, dashuria ime, luftarakja ime, jeta ime, e dua deri në vdekje. Ne njihemi prej 18-vitesh dhe thjesht ndodhi”, është shprehur Birdman. Edhe pse një mesogrua Toni Braxton duket një yll i vërtetë në fotot e saj. Ajo publikoi në vitin 2014 albumin e saj të fundit me titull “Dashuri, martesë dhe divorc”, ndaj shpresojmë që etapën e fundit të mos e provojë. Këngëtarja e hit-it historik “Unbreak my heart” tashmë duket e lumtur në krahët e reperit Birdman.