“Kam dhënë nga vetja copa zemre për njerëz të gabuar”- Morena Taraku rrëfen pendesën më të madhe në jetë: Jam lënduar nga…

Këngëtarja  e njohur Morena Taraku ka zhvilluar një mini-intervistë me ndjekësit ku ka folur hapur për jetën private.

Morena rrëfeu gjatë mini-intervistës se nëse do të kthehej pas në kohë do të zgjidhte të mos ishte e famshme.

Ajo shprehet se njerëzit flasin shumë pa i ditur gjërat sesi janë në të vërtetë.

“Çfarë do të ndryshojë po të ktheje kohën?”- u pyet ajo.

“S’do bëhesh kurrë person publik sepse njerëzit flasin shumë dhe kurrë nuk mund ta dinë të vërtetën,”– u përgjigj këngëtarja.

Ndërsa më pas tregoi pendesën më të madhe në jetë.

“Kam dhënë nga vetja copa zemre për njerëz të gabuar,”– u shpreh Morena.

Këngëtarja rrëfeu se është lënduar në jetë nga njerëz të cilëve u ka besuar dhe e kanë zhgënjyer.

“Lëndime njeriu përjeton çdo ditë. Por lëndimet që lënë plagë në zemrën time janë njerëzit që besova dhe më zhgënjyen,”– tha Morena.

Gjithashtu ajo na prezantoi për herë të parë me nënën e saj që ka ndërruar jetë para shumë vitesh.

Morena Taraku zbuloi se nëna e saj vdiq kur ajo ishte vetëm 11-vjeçe.

Ndërsa gjithmonë është shprehur se i ati është shtylla kryesore e jetës së saj dhe këtë e tregon me anë të postimeve në rrjetet sociale.

Pak ditë më parë Morena publikoi pamje ndërsa i lante këmbët babait të saj.

/Panoramaplus.al