“Kam dhe unë fëmijë, s’kam ku t’i çoj”, Klodiana Lala zbulon çfarë i ka ndodhur dhe paralajmëron lëvizjën e radhës

Të shtunën e kaluar u rihap me shumë bujë Kopshti Zoologjik në Tiranë, por dita-ditës po mësojmë skandale të reja që ndodhin vetëm në Shqipëri.

Gazetarja Klodiana Lala ka bërë një deklaratë të papritur në profilin e saj në “Facebook”. Lala shkruan se tek Kopshti Zoologjik janë vendosur kafshë gome.

Një qytetare i ka replikuar se pse shkon te kopështi zoologjik dhe nuk heton për çmimin e naftës. Nuk ka munguar edhe përgjigjja e Lalës e cila i thotë se po bën maksimumin dhe se madje ka denoncuar edhe rastin në fjalë.

Qytetarja: Pse shkon tek kopshti zologjik? Shko tek nafta dhe çmimi i saj. Hetoni!

Klodiana Lala: Kam femije e dashur. Ku ti coj? Te ngjiten ne tarracat e pallateve?

Dhe per dijeni tende po denoncoj, jam gazetare qe merrem me krimin dhe ne fushen time po bej maksimumin tim. Trokit ne deren e gazetareve te fushes.

Une gjithsesi po e denoncoj dhe rasti ne fjale eshte korrupsion. Kam denoncuar edhe rritjen e cmimit te naftes. Edhe shume e shume raste te tjera.