“Kam akord me Al Khelaifi-n”, Mbappe trazon Francën, por vendos dhe një rekord unik (VIDEO)
PSG mposhti pastër 2-0 Toulouse në finalen e Superkupës së Francës duke fituar për herë të 12-të këtë trofe. Sheikët e Parisit e nisën sfidën menjëherë me gol duke kaluar në avantazh që në minutën e 3-të me Lee Kang-In, me koreanin që u shërbye në qendër nga Dembele. Nuk mund të mungonte në apel as Kylian Mbappe, me yllin francez që dyfishoi shifrat me një aksion personal në minutën e 44-të. Në fraksionin e dytë, PSG administroi me qetësi finalen, madje kishin disa raste për të trefishuar shifrat, në fund festa ishte e gjitha për Mbappen me shokë.
Pavarësisht suksesit, vëmendjen kryesore edhe pas finales e mori sërish Kylian Mbappe. Çdo fjalë që thotë sulmuesi në lidhje me të ardhmen e tij bën shumë zhurmë:
“Nuk kam marrë ende një vendin, por kemi një akord me presidentin Al Khelaifi, një marrëveshje ku të gjithë palët janë të mbrojtura. E ardhmja ime nuk është një çështje e brendshme e klubit”, u shpreh Mbappe në zonën miks. Pavarësisht se ku do të vijojë karrierën e tij, me golin e shënuar në këtë finale, Mbappe kapi shifrën e 111 golave duke u shndërruar në golashënuesin më të mirë në historinë e klubit.
(BalkanWeb)