Kaluan natën në shtëpinë e saj, Gigi Hadid fotografohet me të dashurin e ri

Ata janë kthyer në qendrën e vëmendjes së lajmeve romantike në mediat rozë dhe jo më kot. Modelja Gigi Hadid dhe i famshmi Tyler Cameron nga show “The Bachelorette” janë fotografuar në New York City bashkë me disa miq të martën në mbrëmje.

Gigi-2

24-vjeçarja e cila ka kohë që përflitet për romancën me Tyler, kishte kapur flokët dhe ishte veshur mjaft casual me një Tshirt dhe xhinse. Fotot nga shëtitja në Manhattan vijnë vetëm disa orë pasi Gigi dhe Tyler u vunë re teksa dilnin nga apartamenti i modeles të martën në mëngjes.

Gigi-3

Megjithëse deri tani nuk kanë konfirmuar asgjë për lidhjen e tyre, burime pranë çiftit tregojnë se ata po e marrin shtruar dhe ia kanë bërë të qartë njëri-tjetrit interesin e tyre në njohje, shkruan Lapsi.al. Kujtojmë se dy ditë më parë, Tyler u pa në shtëpinë e ish-it të tij, Hannah Brown, ndërsa tani po përflitet për lidhjen e re me modelen seksi.