“Kaluan 6 vite, duket sikur ka ndodhur dje”, Emina Çunmulaj i përloti të gjithë me dedikimin e fundit
Emina Çunmulaj është një nga modelet më të njohura e të suksesshme shqiptare, e cila vite më parë u largua drejt SHBA-së. Ajo tashmë është e martuar me një nga biznesmenët më të pasur, Sam Nazarian dhe gjithashtu janë prindër të dy vajzave. Emina ndan shpesh me ndjekësit e saj momente të ndryshme nga përditshmëria, por edhe ndjesi personale. Këtë gjë e ka vërtetuar me publikimin e fundit të saj në ‘Instastory’, i cili kishte të bënte nënën e saj, e cila prej 6 vitesh ka ndërruar jetë.
“Thjesht mësova ta vazhdoj jetën pa ty, nuk e di si. Ndonjëherë mendoj sikur je thjesht në një vend tjetër të botës dhe do të të shoh së shpejti. Herë të tjera dëgjoj zërin tënd në regjistrime dhe mendoj se je sërish diku dhe do të të takoj sërish. Por ndonjëherë thjesht qaj sepse e di që s’do të mundem të të përqafoj më dhe ti s’do t’i takosh kurrë vajzat e mia, tek të cilat të shoh shpesh ty. Ndonjëherë ndjej se ti je kudo përreth meje dhe oh, sa do të doja të më shikoje! E di që do të ishe krenare se sa nënë e mirë jam për vajzat e mia. E kam mësuar gjithçka nga ty. Më mungon kaq shumë mami! S’më besohet që kanë kaluar 6 vite, duket sikur ndodhi dje!”, shkruan Emina. Ky postim me siguri i ka prekur të gjithë. Kujtojmë se modelja e ka treguar shpesh lidhjen e fortë që ka me njerëzit e saj të dashur dhe vendlindjen.