Kaloi një takim romantik me Saimirin, por Enxhëll sapo u largua nga “Love Story”
Enxhëll ka vendosur të largohet nga “Love Story”, një vendim që habiti Alketën, konkurrentet, jurinë, publikun dhe vetë Saimirin.
Enxhëll pati një takim shumë romantik me Saimirin. Madje u përlot, folën për dashurinë, u përqafuan dhe dukej se mes tyre po lindte një histori dashurie.
Megjithatë pas transmetimit të takimit të tyre, Enxhëll deklaroi se nuk e përballon dot më dhe ka vendosur të largohet.
“Nga e gjithë kjo eksperiencë deri sonte, unë kam vendosur të veteliminohem. Sepse nuk mundem ta përballoj dot më. Kam dal shpeshherë nga vetja ime, presioni i familjes gjithashtu dhe nuk mundem. Po bëhet shumë e vështirë për mua”- u shpreh Enxhëll.