Kaloi me sukses operacionin e tumorit, Fedez ndan detaje me ndjekësit!
Fedez e ka kaluar me sukses operacionin e rëndësishëm që iu desh të kryente pasi zbuloi sëmundjen e rëndë nga e cila vuante.
Ai e ka ndarë këtë lajm me të gjithë ndjekësit me anë të disa fotove nga spitali ku sigurisht nuk mungonte as bashkëshortja e tij, Chiara Ferragni, e cila i ka ndenjur afër këto ditë të vështira.
Reperi ndau detaje nga sëmundja me anë të këtij statusi në Instagram, “Javën e kaluar zbulova se kam një tumor të rrallë neuroendokrin të pankreasit. Një nga ata që nëse nuk e kapni në kohë nuk është një bashkëjetuese e këndshme brenda trupit tuaj.
Kjo është arsyeja për të cilën u desh të bëja një operacion që zgjati 6 orë për të hequr një pjesë të pankreasit (përfshirë edhe tumorin). Dy ditë pas operacionit, jam mirë dhe mezi pres të shkoj në shtëpi te fëmijët e mi.
Do të duhet pak kohë, Faleminderit mjekëve, kirurgëve dhe infermierëve që kanë qenë pranë meje gjatë këtyre ditëve intensive. Një falenderim i madh edhe për të gjitha mesazhet e mbështetjes dhe pozitivitetit që më dërguat”.
Bordo