“Kahramani” në një lidhje dashurie me stilisten 23 vite më të vogël

Aktori Ozcan Deniz është sërish në vëmendje të mediave turke për jetën e tij private. Pas ndarjes nga Feyza Aktan, me të cilën ka një djalë, aktori i njohur si “Kahramani” ka nisur një lidhje të re. Raportohet se Ozcan është në një lidhje me stilisten iraniane Samar Dadgar. Stilistja është 23 vite më e vogël se aktori 49-vjeçar.

Dyshja së fundmi janë parë për herë të parë bashkë dhe janë fotografuar nga paparacët. Sipas mediave turke Ozcan dhe Samar po mundohen ta mbajnë lidhjen larg syrit të publikut.

Kur pa që po e fotografonin, stilistja 26-vjeçare u largua me shpejtësi.