“Kafshë shtëpiake kam burrin” Madonna shqiptare tregon me humor detaje nga jetesa në Zvicër
Muzika e saj ka qenë ndër më të preferuarat e fundvitit ’90 e fillimet e viteve 2000, madje Madonna Shqiptare numëron disa albume të hedhura në treg.
Tashmë ajo jeton prej vitesh midis Zvicrës dhe Shqipërisë.E ftuar në Vila24 Elda Shabani (Madonna) erdhi në një rrëfim ndryshe për jetën përtej profesionit ku me nota humori tregoi se nuk mban kafshë shtëpiake.
“Kafshë shtëpiake nuk mbaj, kafshë shtëpiake kam burrin. I pëlqej kafshët por duan kohë dhe përkushtim. Përsa i përket familjes kaloj kohë me ta, nuk më pëlqen të fus çdo lloji njeriu në shtëpi, për dark ftoj miq që janë të martuar. Në jetë dhe jemi djegur, ndaj bëj kujdes”– tha Madonna për NEWS24.