
Kaçurrel dhe biond, Hermes Nikaj nuk njihet në festën e ditëlindjes!
Prezantuesi i njohur, Hermes Nikaj festoi dje ditëlindjen.
Ai organizoi një festë pas mesnate plot zhurmë duke e pritur ditën e lindjes në orwn 12:00 me miqtë e tij më të afërt te ‘On Top Lounge’, një ambient luks në bllok ku ishte kujdesur për arredimin e gjithcka tjetër. Hermes shfaqet me nje look të ri, bjond me kaçurrela.
Në videot më poshtë duket duke festuar me nënën e tij dhe me Uinfin, motrën e këngëtares sw njohur Enca, së bashku me modelen Ajsi Cani. Teksa ndjekësit i kane uruar lookun e ri dhe ditëlindjen, janë shprehur me komente e tyre se mezi e presin rikthimin e tij në ekran me formatet e mëngjesit.
