Ka vjehrra dhe vjehrra. Ka dhe si kjo e Orindës që e quan nusen lule
Një marrëdhënie si kjo e Orinda Hutës me mamanë e Turit, do e kishin zili të gjitha nënat dhe vajzat. Dhe pse do thoni ju? Nëse bëni një xhiro të shpejtë në rrjetet sociale të Orindës, do të gjeni komente të ndryshme të zonjës Elida, e cila nuk i kursen asnjëherë fjalët e ëmbla për nusen, ose thënë ndryshe vajzën e saj.
“Lulja më e bukur e stinës”, ka shkruar ajo krah një tjetër fotoje të Orindës në ‘Facebook’. Edhe me fotot që Huta ka ndarë herë pas here ka treguar se festat e të gjitha momentet e bukura i kalojnë përherë bashkë, të qeshura e me shumë dashuri.
Me fjalë kaq të ëmbla e kaq shumë pozitivitet, vëmë bast se dhe ju do e donit një vjehrrë si e Orindës, që nuk kursehet hiç kur vjen puna tek bukuria e ëmbëlsia e nuses së saj./revistawho.com